Banorët e fshatrave të Thumanës bllokojnë aksin që lidh zonën me autostradën Thumanë-Kashar: Rregulloni rrugën
Banorë të fshatrave të Thumanës kanë protestuar për gjendjen e keqe të rrugës. Ata kanë bllokuar për rreth një orë rrugën që lidh zonën e tyre me aksin e autostradës Thumanë-Kashar, pranë fshatit Gramzë, rapoton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Sipas tyre, segmenti prej rreth 500 metrash është kthyer në një makth për drejtuesit e automjeteve, për shkak të amortizimit të theksuar dhe mungesës së ndërhyrjeve. Gropat dhe dëmtimet e shumta në asfalt po rrezikojnë sigurinë dhe po shkaktojnë dëme të vazhdueshme në mjete. Në shenjë proteste, banorët bllokuan qarkullimin, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe rikonstruksion të plotë të rrugës. Ata shprehen të vendosur të vijojnë protestat deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës. Në mbështetje të tyre ishte edhe Aulon Kalaja. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv