Banorët e Baks Rrjollit konflikt pas emisionit televiziv, pas debatit degradohet në dhunë

Banorët e Baks Rrjollit konflikt pas emisionit televiziv, pas debatit degradohet në dhunë

Përleshja e banorëve të Baks Rrjollit për konfliktin e pronësisë është zhvendosur në Tiranë, ku përfaqësues të të dy palëve janë konliktuar pas debatit në emisionin Opinion. Banorët dhe zotëruesit e pronës janë konfliktuar fizikisht dhe kanë përfunduar në spital, sapo kanë dalë nga emisioni, ndërsa kanë bërë edhe referimet në polici. Të dyja palët pretendojnë se janë provokuar dhe më pas dhunuar. Mungesa e shtetit dhe drejtësisë për zgjidhjen e konfliktit të pronës në Baks Rrjoll ka prodhuar një tjetër incident të rëndë, me të plagosur. Mbrëmjen e djeshme, banorë të Baks Rrjollit janë përballur me argumente në emisionin Opinion, situata ka degraduar në përleshje e dhunë fizike pas daljes nga emisioni. Si banorët pretendues të pronës, por edhe pronari me vendim gjykate pretendojnë...