Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Doja ta vazhdoja këtë newsletter pikërisht aty ku e lashë herën e kaluar. Në fakt, shtysa erdhi nga një koment i Besnik Ligacit, kur ngrita pyetjen për garën e komunikimit mes bankave në vend për të promovuar Apple Pay. Në koment ai theksonte se përtej fushatave të komunikimit, duket se sistemi ka ende disa boshllëqe shumë praktike për të zgjidhur. Sepse në realitet, ndërkohë që diskutojmë për inovacionet e fundit në pagesa, ende nuk kemi zgjidhje të plota për disa modele pagesash online që janë bërë standard në ekonominë globale digjitale. Pagesat me subscription, recurring payments, apo mekanizma të tjerë fleksibël që përdoren nga shumë biznese shpesh kërkojnë ende zgjidhje jashtë vendit për të funksionuar normalisht. Sipërmarrësit shqiptarë detyrohen të përdorin platforma të huaja për...
Burimi:
gijotina.com