Banja hap portat, përmbytje në Kuçovë dhe Fier/ Banorët: Policia na paralajmëroi të largohemi nga shtëpitë

Banja hap portat, përmbytje në Kuçovë dhe Fier/ Banorët: Policia na paralajmëroi të largohemi nga shtëpitë

Çarja e argjinaturës së lumit Seman, ka shkaktuar dëme të mëdha për banorët e fshatit Haskutras në Libofshë të Fierit. Shkak është bërë hapja e portave shkarkuese të hidrocentralit të Banjës, dhe për pasojë Devolli dhe Semani kanë përmbytur Kuçovën dhe Fierin. Ata shprehen se forcat policore kanë qenë në mëngjes në banesat e tyre duke i paralajmëruar që të largon për shkak të përmbytjeve. Më tej ata shprehen se reshjet e dendura dhe prurjet e lumit Seman. “Ishte policia sot në mëngjes dhe na paralajmëroi të largohemi dhe ti ngremë mobilet në një vend sa më lartë që të mos i kapë uji. Pulat po të dalin nga koteci mbyten. Nuk dalin absolutisht, po të dalin, mbyten. Po presim, po u rit niveli i...