Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Banesa në Vlorë përfshihet nga flakët, nuk raportohet për të lënduar/ Zjarri dyshohet se erdhi nga…
Një banesë është shkrumbuar mbrëmjen e sotme nga zjarri në lagjen 1 Maji, në afërsi të Plazhit të Vjetër, ku banesa e qytetares Doloresa Buqe është dëmtuar nga flakët e zjarrit. Zjarrëfiksit e Vlorës kanë shkuar në zonë ku kane mundur të shuajnë zjarrin, i cili kishte dëmtuar pothuajse të gjithë banesën. Zjarrfikësit, por dhe policia, po hetojnë shkakun e zjarrit, i cili dyshohet se ka ardhur si pasojë e shkëndisë elektrike. Top Channel