“Balluku, limon i shtrydhur”/Berisha:E ka të qartë si drita e diellit se pezullimi i Lubisë, do të thotë pezullim i tij
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se vendimi i Kushtetueses që pezulloi Belinda Ballukun, ishte në fakt pezullim për kryeministrin Edi Rama. Në një dalje për mediat, Berisha tha se Lubia është ‘limon i shtypur’, ndërsa shtoi se Rama kërkon të mbrohet me një ligj. “Kryengritja paqësore nuk ndalet. Jemi të bindur se Edi Rama nuk dorëzon veten e tij. Ai e ka të qartë si drita e diellit, se pezullimi i Lubisë, do të thotë pezullim i tij. Lubia është prestonome e Edi Ramës. Nuk me vjen keq për Lubinë, se ajo i përket ekipit të keqnisjes. Kanë pasur aty nga vitet 70 një rrymë në letërsinë para psikologjike që kishte dhe një shprehje të realitetit; lemalpartie- të keq nisurit. Këto ishin grupe në...
Burimi:
sot.com.al