Balluku jashtë takimeve të Komisionerit të Bashkimit Evropian në Tiranë, si e shmangu Brunner zv/kryeministren…

Balluku jashtë takimeve të Komisionerit të Bashkimit Evropian në Tiranë, si e shmangu Brunner zv/kryeministren…

Vizita e djeshme në Tiranë e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner,  ka ardhur në një moment delikat për qeverinë Rama, pasi presioni ndaj drejtësisë është rritur ndjeshëm dhe hetimet ndaj figurave kyçe të ekzekutivit janë në qendër të vëmendjes publike. Pavarësisht toneve optimiste të deklaratave zyrtare, axhenda e takimeve ka nxjerrë në pah një fakt domethënës politikisht. Belinda Balluku me fletë-arresti nga SPAK është shmangur plotësisht. Në një reagim publik, Komisioneri Brunner deklaroi ditën e djeshme se “Shqipëria është në rrugën e duhur dhe ka bërë përparim konkret”, duke iu referuar përafrimit të kuadrit ligjor me acquis të Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimit në fushën e migracionit dhe sigurisë. Ai theksoi se angazhimi duhet të vijojë në të njëjtin...