Balluku do të emërojë në krye të KPP të besuarën e vet, ndërsa SPAK kërkon ta arrestojë

Balluku do të emërojë në krye të KPP të besuarën e vet, ndërsa SPAK kërkon ta arrestojë

Belinda Balluku do emërojë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik të besuarën e vet, të dyja janë nën hetim. Balluku ka 11 hetime penale të hapura në SPAK, por ajo nuk ndalet dhe punon çdo ditë që të zaptojë sa më shumë poste, kompetencë dhe pushtet. E përfshirë në të paktën 2 prej këtyre dosjeve korruptive nën hetim është dhe një zonjë e cila quhet Irma Droboniku, të cilën Balluku po këmbëngul që ta emërojë si drejtuese të Komisionitt të Prokurimeve Publike-KPP. Emri i zonjës Droboniku ka shkuar së fundmi në kryeministri si kandidate për kryetare të Komisionit të Prokurimit Publik. Zonja Droboniku njihet si lidhje e ngushtë shoqërore e Viola Haxhiademit, e emëruar së fundmi në krye të KESH. Kur Viola Haxhiademi drejtonte sekretariatin e ministrisë së Ballukut, ajo e emëroi Irma...