Balliu: Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë

Balliu: Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë

Deputeti demokrat, Klevis Balliu akuzon qeverinë se po mbron Belinda Ballukun për të fshehur aferat korruptive, ndërsa qytetarët përballen me arrestime për protesta. Në videomesazhin e tij, Balliu thekson se ndaj saj rëndojnë 11 akuza për shkelje në tendera me vlerë rreth 1.1 miliard euro dhe se ndërhyrjet në hetime po bëhen me çdo mjet. Ai i bën thirrje qytetarëve të reagojnë për të korrupsionin qeveritar. “Qeveria është e gjitha në mbrojtje të Lubisë për të mbrojtur vjedhjen, ndërkohë që kërkon të arrestohen qytetarët që protestojnë sepse janë vjedhur. Lubia ndërkohë ka ndërhyrë në hetime edhe më fort, me para dhe me çdo mjet. Ajo ka 11 akuza për shkeljet në tendera që shkojnë në total rreth 1.1 miliard euro. Kjo qeveri hajdutësh do të...