Balliu: Parlamenti është shndërruar në tempull të autokracisë, opozita pa të drejta kushtetuese
Deputeti i PD, Klevis Balliu, deklaroi se parlamenti shqiptar është kthyer në “tempull të autokracisë”, gjatë një tryeze të organizuar nga Westminster Foundation for Democracy dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri. Në positmin e tij në Facebook, Balliu akuzoi Kuvendin se nuk zbaton vendimet e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, pengon komisionet hetimore të opozitës dhe shmang interpelancat me Kryeministrin. Balliu tha se, Parlamenti sot godet drejtësinë dhe mbron hajdutët në qeveri. Postimi i plotë: Sot, në tryezën e organizuar nga Westminster Foundation for Democracy dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, ku tema ishte demokracia, theksova se Parlamenti, që duhet të jetë tempulli i demokracisë, sot është kthyer në një tempull të autokracisë. Parlamenti nuk njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese e Shqipërisë,...
Burimi:
sot.com.al