Balla mbledh Asamblenë e PS në Kavajë: Molotovët e Berishës duan të godasin ekonominë turistike, ai beson se shqiptarët do e votojnë

Balla mbledh Asamblenë e PS në Kavajë: Molotovët e Berishës duan të godasin ekonominë turistike, ai beson se shqiptarët do e votojnë

Drejtuesi Politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht procesin e forcimit të strukturave organizative në këtë bashki për zgjedhjet e ardhshme lokale. Balla nënvizon se në vitin 2025 Shqipëria shënoi rekordin historik të turistëve të huaj, ku sipas tij, Kavaja me bregdetin e saj po merr vendin që i takon si destinacion i lakmuar turistik. “Ndërsa Shqipëria shënoi në vitin 2025 rekordin historik të turistëve të huaj, Kavaja me bregdetin e saj merr një vend të rëndësishëm si destinacion i lakmuar turistik. Kjo rritje e paimagjinueshme ka çuar në rritjen e bizneseve të zonës dhe të të ardhurave për banorët dhe Bashkinë”, ka shkruar mes të tjerash Balla në postimin...