Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës: Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar Foltoren e PD para Kryeministrisë, duke publikuar foto nga protesta e mbështetësve të Sali Berisha brenda dhe jashtë Kuvendit. Pamjet krahasimore të shpërndara nga Balla tregojnë një pjesëmarrje të kufizuar në protestë, si në kaosin e krijuar brenda Kuvendit, ashtu edhe në sheshin përpara kryeministrisë. Në postimin e tij në Facebook, Balla ironizoi numrin e protestuesve duke shkruar: “A më duket mua apo këta janë njëlloj, si numër flas, sa në sallë edhe në shesh? Domethënë bashkë me stafin”.
Burimi:
kohajone.com