Balla: 20 vite PS në Athinë, synim fuqizimin e diasporës për zgjedhjet e 2029-ës
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla, vizitoi Athinën për të përkujtuar 20-vjetorin e strukturave të PS në Greqi. Në aktivitet morën pjesë ish- dhe aktualë drejtues të partisë, të cilët kanë kontribuar në forcimin e organizimit të diasporës shqiptare dhe pjesëmarrjen e saj në jetën politike të Shqipërisë. Balla falënderoi të gjithë anëtarët dhe mbështetësit për angazhimin e tyre dhe theksoi se përforcimi i strukturave në diasporë mbetet një prioritet strategjik për PS. Ai njoftoi nisjen e një faze të re anëtarësimesh në Greqi, me qëllim rritjen e angazhimit të komunitetit shqiptar dhe përgatitjen për Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2029. Gjatë fjalës së tij, Balla nënvizoi se Partia Socialiste do të vazhdojë zgjerimin e organizimit në diasporë...
Burimi:
kohajone.com