“Bac u kry”, Shkëlqim Hajdari: Reforma që i vë fre abuzimit dhe mbron biznesin e ndershëm
“Bac u kry!”, nuk është thjesht një shprehje popullore. Është një konstatim i drejtpërdrejtë për një proces që sot ka marrë formë ligjore dhe institucionale. KryeInspektori i Përgjithshëm, z. Shkëlqim Hajdari, ndan sot një moment të rëndësishëm: finalizimin e reformës ligjore në fushën e inspektimeve, një reformë që prek drejtpërdrejt raportin mes shtetit, biznesit dhe ligjit. Rezultatet flasin qartë. Pesë masa të para administrative janë shfuqizuar nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, jo mbi bazë dëshire apo presioni, por mbi ligj, objektivitet dhe transparencë. Për herë të parë, procesi është i hapur dhe gjithëpërfshirës: në komision janë të përfaqësuar Inspektorati i Përgjithshëm, inspektorati që ka vendosur masën, ministria e linjës, si dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit. Ky është një ndryshim thelbësor filozofie: ankesa nuk...
Burimi:
kohajone.com