“Babalja” i TikTok gati për tu transferuar në Shqipëri. Eugert Merizaj i dënuar 32 vite burg për vrasje në Angli

“Babalja” i TikTok gati për tu transferuar në Shqipëri. Eugert Merizaj i dënuar 32 vite burg për vrasje në Angli

Një vrasës shqiptar që shpërndau TikToke nga qelia e tij në Mbretërinë e Bashkuar duke u lutur të dërgohej në shtëpi, më në fund do të deportohet në Shqipëri si pjesë e një skeme transferimi të të burgosurve prej 4 milionë paundësh në vit. Sipas artikullit të Daily Mail të cilit i referohet Top Channel, Eugert Merizaj u dënua me 32 vjet burg në maj 2022 për vrasjen me armë zjarri të tregtarit rival të drogës Hemawand Ali Hussein dhe është burgosur në HMP Manchester, ku ai transmeton rregullisht drejtpërdrejt nga qelia e tij në shkelje të rregullave të burgut. Në një klip të postuar në gusht, Merizaj konfirmoi se kishte aplikuar për t’u transferuar në Shqipëri si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në...