Avokati: Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë
Avokati Altin Goxhaj u shpreh se Shqipëria nuk disponon më një ushtri në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, duke theksuar se kapacitetet ushtarake janë degraduar ndër vite. Ai ngriti shqetësime për mungesën e armatimit dhe infrastrukturës mbrojtëse, ndërsa kritikoi ashpër edhe qasjen politike ndaj sigurisë kombëtare dhe zhvillimeve në rajon. Altin Goxhaj: Unë mendoj që në këtë çast, në këtë sekondë që ne flasim, ushtria shqiptare nuk ekziston në konceptin e fjalës ushtri. Ne nuk kemi ushtri. Ne kemi vetëm disa, si të thuash, punonjës, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes që janë me uniformë ushtarake dhe e them këtë me plot gojën duke njohur kapacitetet reale të ushtrisë që duhet të ishte. Unë respekt më të madh në këtë botë e kam pas gjithmonë për...
Burimi:
gijotina.com