Avokati i Popullit, Shabani takon kryegjykatësin e Strasburgut. Në fokus mbrojtja e të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit, Shabani takon kryegjykatësin e Strasburgut. Në fokus mbrojtja e të drejtave të njeriut

Shqipëria mbetet një nga vendet me numrin më të lartë të ankesave në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), ku çështjet e pronësisë dhe zvarritjet e proceseve gjyqësore përbëjnë plagën kryesore të sistemit tonë të drejtësisë. Në këtë kuadër, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, u prit sot në një takim zyrtar nga Kryetari i GJEDNJ, Mattias Guyomar. Takimi thekson partneritetin mes dy institucioneve, në mënyrë që Avokati i Popullit të mos jetë më thjesht një vëzhgues, por një filtër aktiv që kërkon zgjidhjen e këtyre dosjeve brenda kufijve të Shqipërisë, sipas standardeve të Strasburgut. Avokati i Popullit, në një njoftim për shtyp, informon se realiteti i dosjeve shqiptare në Strasburg është i ndarë në dy drejtime, atë të krizës së pronave, ku 1/5...