Avokati i Popullit në Strasburg, për të harmonizuar standardet kombëtare të të drejtave të njeriut me ato europiane
Avokati i Popullit, Endri Shabani po merr pjesë në edicionin e dytë të Forumit të Nivelit të Lartë të Këshillit të Evropës, i njohur si “CoE ON Forum”, ku marrin pjesë Ombudsmanët dhe Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut. Ky aktivitet dyditor zhvillohet në ambientet e Këshillit të Evropës në Strasburg dhe organizohet në bashkëpunim me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Takimi i këtij viti është pjesë e “Paktit të Ri Demokratik për Evropën” dhe trajton rolin thelbësor të Ombudsmanëve në mbrojtjen e demokracisë. Disa nga temat kryesore ku po kontribuon delegacioni shqiptar përfshijnë mbrojtjen e proceseve demokratike, ku përfshihet adresimi i ndërhyrjeve të huaja dhe ruajtja e ekuilibrit mes pushteteve. Liritë themelore, ku përfshihet përforcimi i lidhjes mes të drejtave të...
Burimi:
kohajone.com