Avokati i Popullit flet në Bruksel: Mbipopullime në burgje për shkak të paraburgimeve
Në një raportim në Bashkimin Evropian, Avokati i Popullit, Endrit Shabani ngriti alarmin mbi dështimet strukturore që po cënojnë të drejtat themelore të qytetarëve në Shqipëri, duke u ndalur ekskluzivisht te sfidat e sistemit të drejtësisë dhe cenimi i të drejtës së pronës. Shabani theksoi se këto problematika kërkojnë ndërhyrje emergjente nga autoritetet kombëtare. ”Vonesat e tepruara në sistemin e drejtësisë po mohojnë aksesin në drejtësi dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Të dhënat e institucionit tregojnë se çështjet që lidhen me pronat dhe proceset gjyqësore përbëjnë numrin kryesor ankesave. Vonesat e tepruara gjyqësore nuk janë thjesht zvarritje procedurale; ato po komprometojnë strukturalisht të drejtën e qytetarëve për një proces të rregullt ligjor, duke e kthyer kolapsin e sistemit në një mohim...
Burimi:
kohajone.com