Avokati i Ballukut: Të provohen pretendimet se ministrja rrezikon të prishë provat, të rrëzohet kërkesa e SPAK

Avokati i Ballukut: Të provohen pretendimet se ministrja rrezikon të prishë provat, të rrëzohet kërkesa e SPAK

Ardian Kalija TIRANË-Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, avokati i saj mbrojtës i ka kërkuar prokurorisë të provojë pretendimet se Balluku rrezikon që të prishë provat hetimore. Avokati Ardian Kalija se Balluku ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur më në detyrë dhe se ka dorëzuar dokumentet personale. Mbrojtja e Ballukut ka kërkuar të rrëzohet kërkesa e SPAK  për heqjen e imunitetit. Avokati, Ardian Kalija: Prokuroria ka detyrimin që të provojë kushtet që Belinda Balluku po tenton të largohet nga vendi në një kohë kur kërkon zëvendësimin. Ajo ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur në detyrë. Zonja ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës. Mbledhja vjen pasi në 6 shkurt Gjykata Kushtetuese nuk konsideroi faktin që një...