Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Autoriteti i Konkurrencës nis hetim për rritjen e çmimit të biletës për urbanin Kamëz-Tiranë
Dy muaj pas vendimit të Bashkisë Kamëz për shtrenjtimin e biletës së transportit urban, një vendim i shoqëruar me akuza për konflikt të hapur interesi, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë një hetim paraprak mbi këtë çështje. Institucioni bën me dije se hetimi është çelur pas ankesave të depozituara dhe shqetësimeve të ngritura publikisht në media lidhur me rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve të transportit urban në Kamëz. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, qëllimi i hetimit është analizimi i funksionimit të konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun përkatës. Në fokus të verifikimeve do të jenë kryesisht linjat Kamëz-Tiranë-Kamëz dhe Paskuqan-Babrru-Tiranë, të cilat përdoren çdo ditë nga një numër i madh qytetarësh. Nga dokumentacioni zyrtar rezulton se shoqëria “SHPRESA-AL” SHPK është operatori i...