Autori  u fut me kallash dhe mbushi çantën me 20 mijë euro, por u kap në ‘çark’ te dera, si dështoi tentativa e 58-vjeçarit (FOTO)

Autori u fut me kallash dhe mbushi çantën me 20 mijë euro, por u kap në ‘çark’ te dera, si dështoi tentativa e 58-vjeçarit (FOTO)

vendngjarje-cante me para TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga tentativa e grabitjes së një filiali të 'FiBank' në Tiranë, në zonën e Deliorgjit. Mesditën e sotme, 58-vjeçari Bardhyl Fusha është futur i pamaskuar në ambientet e bankës dhe me një çantë në dorë, ku brenda saj kishte një armë kallashnikov. Menjëherë sapo është futur brenda, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në dysheme.  Pas këtij momenti, autori është drejtuar për te arka e bankës, ku mësohet se ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parash, siç shihet edhe në foto. Mësohet se 58-vjeçari ka marrë shumën prej 20 mijë eurosh, të cilat i ka futur në çantë dhe ka tentuar të largohet.  canta me para Ndërkohë, një qytetar aty pranë ka arritur...