Autorët zbrazën kallashnikovët në biznesin e ‘Colit’, lihet në burg polici Besart Kovaçi: Qëllova për t’i neutralizuar
Sokol Daci LEZHË-Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për efektivin e policisë Besart Kovaçi, i cili u përfshi në përplasjen me armë mbrëmjen e 1 shkurtit në berberhane në fshatin Rrilë të Lezhës, ku plagosur mbeti berberi Sokol Daci. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, efektivi u ka qëndruar deklarimeve se ka qëlluar për të neutralizuar situatën, duke qenë se kishte parë personat e armatosur. Por gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe caktoi masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Në lidhje me ngjarjen në kërkim janë shpallur tre autorët Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe 21-vjeçari Merando Nikulaj, shënjestra e atentatit, i cili dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë. Ngjarja...
Burimi:
zeri.ai