Autor i pesë vjedhjeve në Durrës, pranga 29-vjeçarit/ Me maskë, doreza dhe pistoletë, si i kryente grabitjet i riu
Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve në banesa gjatë muajve dhjetor 2025 dhe janar 2026. Sipas policisë, shtetasi me inicialet D. C., banues në Sukth, dyshohet se ka vjedhur tre herë në banesën e një shtetaseje italiane në Fermë Sukth, duke marrë shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, si dhe në pesë banesa të tjera në zonë. Gjatë kontrollit fizik, 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza, të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet. Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse ky shtetas ka kryer vjedhje të tjera. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” kryer...
Burimi:
top-channel.tv