Aurela Gaçe flet e përlotur në homazhet për gazetarin e njohur: I kam bërë një premtim Enrikut dhe do ta mbaj…
Homazhet në nderim të gazetarit Enrik Mehmeti po zhvillohen në Teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës. Familjarë, të afërm, miq, kolegë të medias dhe qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident. Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, e cila ka kujtuar me emocion figurën e gazetarit vlonjat dhe mbështetjen që ai i ka dhënë ndër vite. Gaçe u shpreh se Mehmeti ishte një njeri i gatshëm për të ndihmuar dhe se gjithmonë gjente kohë për të qenë pranë njerëzve. “Ka qenë me mua, në mbështetje, duke ardhur e duke më shoqëruar nëpër anije, duke folur me njerëz që njihte vetë. Të marrësh nga koha jote dhe t’ia...
Burimi:
sot.com.al