Atmosferë në prag ndeshjes Poloni-Shqipëri, flamuri gjigand kuqezi valëvitet në qendër të Fierit
Në qendër të Fierit, një flamur gjigant kuqezi është shpalosur mbi një ndërtesë, duke habitur kalimtarë dhe drejtues automjetesh. Flamuri me shqiponjën dykrenore mbulon pothuajse të gjithë fasadën. Ky gjest i atdhedashësve fierakë vjen në kuadër të ndeshjes Shqipëri–Poloni, si mbështetje për skuadrën kombëtare, duke krijuar një atmosferë festive në qytet. Flamuri nuk është thjesht një dekor, por shprehje e unitetit dhe krenarisë që ndiejnë qytetarët në prag të ndeshjes me Poloninë.
Burimi:
sot.com.al