Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foton familjare në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara. Kreu i qeverisë shqiptare shfaqet krah presidentit turk Erdogan, ndërsa aty ndodhen edhe liderët e tjerë botëror si Rutte dhe Trump. Në videon e shpërndarë nga zyra e shtypit të Kryeministrit, shfaqet një moment kur atletet e veshura nga Kryeministri Edi Rama tërheqin vëmendjen e Mark Ruttes, me këtë të fundit që ia tregon menjëherë Presidentit Trump. Presidenti i SHBA shikoi në drejtim të atleteve të kryeministrit të Shqipërisë dhe nuk pati asnjë reagim. Samiti u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa vetëm fjala hapëse e Erdogan ishte ajo që u transmetua drejtpërdrejt nga mediat.
Burimi:
opinion.al