Atentati në Rinas/ Policia aksion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, çfarë gjet policia në banesën e tij
Ylli Zalla KRUJË- Policia e Krujës ka zhvilluar një operacion në banesën e 48-vjeçarit Ylli Zalla i cili dyshohet se ka furnizuar me armë autorët e vrasjes së dyfishtë në Rinas ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës në oborrin e banesës së 48-vjeçarit. Policia njofton se sendet e gjetura janë sekuestruar ndërsa po punohet për kapjen e 48-vjeçarit. I shumëkërkuari Ylli Zalla ka arritur t’i shpëtojë një operacioni policor në Fushë Krujë, pavarësisht se ishte lokalizuar nga uniformat blu. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim, Y. Z., gjetën në oborr, një sasi municioni...
Burimi:
zeri.ai