Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin

Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin

Ish-drejtori i komanduar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artion Saliasi, është marrë i pandehur në lidhje me rekrutimin në kundërshtim me ligjin brenda AMP-së të Muçi Shaljani (Sheqerit). Ky i fundit mbeti i vrarë në një makinë me Gilmando Danin më 11 nëntor pasi dolën nga aeroporti i Rinasit. Saliasi është marrë i pandehur pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe AMP-së për shpërdorim detyre. Ndërkohë, edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në AMP, Gëzim Sala, është marrë i pandehur, pavarësisht se është rikthyer në detyrë pasi Apeli i hoqi masën e pezullimit nga detyra rreth 1 muaj më parë. Kujtojmë se Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani sapo ishin kthyer nga Barcelona kur ndaj tyre u bë atentat në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit....