Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht teksa ishte brenda ne berberhane. 30-vjeçari është pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja, punonte berber. Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë një person tjetër që ka qenë brenda në berberhane. Dyshohet se autoret kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, Për këtë ngjarje ka reaguar dhe policia, duke thënë se Sokol Daci është transportuar në spital dhe po merr ndihmë nga mjekët. Reagimi i policisë: Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore,...
Burimi:
gijotina.com