Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën publikoi këtë të martë të dhëna të reja nga dosja e vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë, më 27 prill 2025. Hetimet e deritanishme zbulojnë se vrasja dyshohet të ketë qenë e porositur nga jashtë Sipas hetimeve, Hoxhaj u ekzekutua  ndërsa po shkonte mëngjesin e 27 prillit për të marrë turnin e tij të rojës në një pallat në ndërtim pranë banesës së tij. “Mëngjesin e krimit, Renato sapo kishte dalë nga banesa dhe ndërsa po ecte në rrugicën këmbësore u qëllua me armë zjarri, duke humbur jetën menjëherë,” thuhet në dosjen hetimore. Autori i vrasjes u identifikua si Daniel Cornea, një shtetas rumun me banim në Greqi dhe me rekorde të shumta penale. Hetimet tregojnë...