Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK dërgon për gjykim Amar Shkëmbin dhe Bledar Polivinën
arjan ndoja-vendngjarje TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe vendosi kalim për gjykim të Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të dyshuar për përfshirje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Prokurori Adnan Xholi bëri kërkesë, ndërsa gjyqtari Bib Ndreca dha vendimin për kalimin në gjykim. Ndërkohë, pas disa ditësh që do të hidhet shorti për të përcaktuar treshet e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen në themel. Lidhur me këtë ngjarje, Amar Shkëmbi ishte shpallur në kërkim nga SPAK. Tetorin e vitit të kaluar, Shkëmbi u ekstradua nga Dubai për llogari të autoriteteve shqiptare. Sipas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK ndaj Amar Shkëmbit, ai së bashku me Plarent Dervishajn, Julian Meçaj, Bledar Polovina,...
Burimi:
zeri.ai