Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ ‘Email’ dhe të dhënat e fëmijëve- Si e zbuloi SPAK Lentin dhe Meçajn në Sky ECC

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ ‘Email’ dhe të dhënat e fëmijëve- Si e zbuloi SPAK Lentin dhe Meçajn në Sky ECC

Plarent Dervishaj dhe Juljan Meçaj TIRANË-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në GJKKO detaje mbi mënyrën se si janë identifikuar personat që qëndrojnë pas kodeve të përdorura në platformën e enkriptuar Sky ECC, në procesin ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes. Në seancën e sotme prokurorët shpjeguan se identifikimi i personave është bërë përmes analizës së komunikimeve, fotografive dhe të dhënave personale të shkëmbyera në bisedat e aplikacionit. Sipas SPAK, në disa raste përdoruesit e Sky ECC kanë përdorur pseudonime që lidhen me emrat e tyre, ndërsa në raste të tjera identifikimi është bërë përmes të dhënave personale që ata kanë dërguar vetë në komunikime. Në rastin e Plaurent Dervishajt, hetuesit kanë gjetur një foto të dërguar në biseda ku kërkohej mbyllja e një...