Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Nga arratia kërkon gjykim të shkurtuar, Polovinës i refuzohet kërkesa, shtyhet procesi
arjan ndoji-vendngjarje TIRANË- Është shtyrë gjyqi në Gjykatën e Posaçme për procesin e veçuar ndaj Bledar Polovinës dhe Amar Shkëmbit, të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, i njohur si "Rrumi i Shijakut". Seanca e radhës do të mbahet më 11 mars, ora 11:00. Burime bëjnë me dije se seanca është shtyrë pas kërkesës së avokatit të Shkëmbit, për t’u njohur me aktet e dosjes pasi është zgjedhur vetëm një ditë më parë. Dy të akuzuarit, në këtë proces po gjykohen të ndarë nga pjesa tjetër, ndërkohë që Polovina vazhdon të jetë në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se thirrja e tij nga gjykata është bërë me shpallje publike dhe në adresën e tij të banimit. Po ashtu, është marrë informacion nga Interpol Tirana. Bledar...
Burimi:
zeri.ai