Atentati i dështuar ndaj Marius Hasallës, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg dy autorët

Atentati i dështuar ndaj Marius Hasallës, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg dy autorët

Gjykata e Fierit ka dënuar me 50 vite burg në total Laert Hasallën dhe Mariglen Matjanin, të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, porositësi Laert Hasalla, donte të vdekur Marius Hasallën pasi i ati i kishte vrarë të vëllanë. Ngjarja ka ndodhur më 30 mars 2023 ku Marius Hasallës iu organizua një atentat por e plagosur mbeti vetëm halla e tij, Bajame Seneja, pasi ndodheshin në të njëjtën veturë. Mësohet se atentati u motivua nga rrethanat e gjakmarrjes. Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Fierit: “Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 25 vite burgim, shtetasit L.H. dhe M.M. për veprat penale...