Atentati i dështuar me tritol në Sarandë! Shënjestrës iu refuzuar viza amerikane-PISTAT: Hakmarrje apo sajesë?
FOTO ILUSTRUESE SARANDË-Hetimet kanë filluar për shpërthimin e telekomanduar me lëndë eksplozive në një automjet, e cila u parandalua mbrëmjen e djeshme në Vrinë të Bashkisë Konispol. Lënda eksplozive që u gjet në makinën e Mirash Gjikolës në Sarandë është artizanale me nitrat, e cila përgjithësisht përdoret për peshkim. Eksplozivi ishte vendosur në sediljen e pasme bashkë me celularin që dyshohet se do të përdorej për të krijuar shpërthimin. Në momentin që është konstatuar nga RENEA, është gjetur e plasur vetëm kapsolla. Policia e Vlorës po heton në dy pista, ku njëra ka të bëjë me plagosjen e vitit 2012, ku Mirash Gjikola plagosi me armë zjarri Dedë Kovaçin. Pista e dytë që po hetohet është një sajim i mundshëm i ngjarjes, pasi Mirash Gjikolës, pak kohë më parë, i është refuzuar...
Burimi:
zeri.ai