Atentat i dështuar në Sarandë! 57-vjeçari pikas tritolin në automjet: Nuk kam konflikte! Identifikohet autori

Atentat i dështuar në Sarandë! 57-vjeçari pikas tritolin në automjet: Nuk kam konflikte! Identifikohet autori

FOTO ILUSTRUESE SARANDË- Një shpërthim i telekomanduar me lëndë eksplozive në një automjet është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Vrinë të Bashkisë Konispol. Ka qenë vetë pronari i mjetit i cili ka konstatuar lëndën plasëse dhe ka njoftuar policinë. Konkretisht lënda eksploziv ishte vendosu në automjetin e Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë pasi, ka dëgjuar zhurmë të pazakontë në mjetin e tij. 57-vjeçari ka ndaluar dhe ka konstatuar një lëndë të dyshuar eksplozive. Sasia e lëndës eksploziv ishte vendosur në sediljen e pasme të mjetit dhe dyshohet se do të aktivizohej me telekomandë. Policia, ekspertë të krimeve të rënda nga Policia e Vlorës dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s shkuan në vendngjarje duke bërë të mundur neutralizimin e lëndës. Gjikola ka deklaruar...