“Ata vranë Kevinin…” Ky është shqiptari 25-vjeçar i ekzekutuar në Itali, u qëllua me armë pas sherrit në një klub nate

“Ata vranë Kevinin…” Ky është shqiptari 25-vjeçar i ekzekutuar në Itali, u qëllua me armë pas sherrit në një klub nate

Kevin Muharremi ITALI-Është publikuar fotoja e Kevin Muharremit, shqiptarit 25-vjeçar i cili u ekzekutua me armë zjarri në Itali teksa ndodhej në makinë në Montecalvoli di Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës. Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit në Via della Repubblica, në qendër të qytetit. Banorët dëgjuan të paktën tre të shtëna me armë zjarri dhe më pas bërtitën: “Ata vranë Kevinin, ata vranë Kevinin.” Sipas hetimeve fillestare, 25-vjeçari po kthehej në shtëpi nga një një klub nate në Valdera ku pati një sherr. Ai ishte me një mik dhe një kushëri në makinë. 25-vjeçari ndodhej ne sediljen e pasagjerit kur u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër. Mediat italiane raportojnë se krimi dyshohet se ka lidhje me sherrin në të cilin ishte...