Astrit Avdyli dënohet me 12 vite burg
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 12 vite burg Astrit Avdylin, për disa vepra penale. Ai u shpall fajtor për “trafik narkotikësh”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”. Për trafikimin e lëndëve narkotike, Avdyli u dënua me 12 vite burg, për atë të grupit të strukturuar kriminal me 3 vite ndërsa për armëmbajtje pa leje gjithashtu me 5 vite. Me bashkimin e dënimeve, ai u dënua përfundimisht me 12 vite burg, që do t’i kryejë në një institucion të sigurisë së lartë.
Burimi:
kohajone.com