Artisti që “vesh” Ramën, Berishën dhe politikanë të tjerë/ Bregasi: Ja fitimet më vijnë nga rrjetet sociale

Artisti që “vesh” Ramën, Berishën dhe politikanë të tjerë/ Bregasi: Ja fitimet më vijnë nga rrjetet sociale

Ervin Bregasi, artisti i bërë viral në rrjetet sociale duke “veshur” politikanët shqiptarë me marka luksi dhe duke i vendosur ata në situata ironike e të pazakonta, ka treguar se puna e tij artistike tashmë po i sjell edhe të ardhura financiare. Në një intervistë për Breaking në Top News, me Firoi Dardhën, Bregasi tha se fillimisht kjo ide lindi si eksperiment artistik për kopertina muzikore, por më pas u shndërrua në një fenomen në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram dhe TikTok. “Gjithmonë më ka pëlqyer pjesa funny, të bashkoj njerëz që nuk i kemi parë kurrë në këtë formë. Politikanët i shohim gjithmonë seriozë, ndërsa artistët i kemi parë shpesh në forma të ndryshme, ndaj mendova të eksperimentoj me ta”, u shpreh Bregasi. Ai...