Artan Hoxha zbardh dinamikën e arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit

Artan Hoxha zbardh dinamikën e arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit

Gazetari Artan Hoxha ka folur këtë të martë për dinamikën e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme, lidhur me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit. Hoxha hedh dyshime mbi ngjarjen, duke thënë se një person i tillë nuk duhej të lihej në shoqërimin e dy policëve. Nga ana tjetër, Hoxha shton se i arratisuri e ka studiuar vendin e arratisjes, duke qenë disa herë në ambientin nga i cili është larguar. “Pavioni, në fakt, ku ka ikur Altin Ndoci, pavioni nuk ka qenë më përpara pavion infektivi, por tani është përshtatur. Ka qenë më shumë ambient izolimi, që në gjuhën e të burgosurve quhej ‘sulta’. Edhe ajo që mendoj unë që duhet hetuar është sesi është krijuar ky ambient, kush e...