Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje armësh zjarri, të cilat dyshohet se ishin sjellë nga Kosova dhe më pas magazinuar në zonën e Selitës në Tiranë. Personat e arrestuar janë: -Gloris Nezaj, 39 vjeç -Rezarto Rumi, 48 vjeç     -Kelvin Caushi, 49 vjeç -Ardjan Caushi, 45 vjeç Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të përdorura nga grupi, policia sekuestruar: -8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë) -Pjesë të ndryshme armësh -Një armë gjahu -Krehra dhe municion...