ARRSH sugjeron rrugë alternative pas bllokimit të aksit Librazhd–Prrenjas
Drejtuesit e mjeteve në zonën e Librazhd–Prrenjas duhet të përdorin akse alternative mbrëmjen e kësaj të shtune, deri në një afat të pacaktuar, për shkak të bllokimit të aksit nacional në vendin e quajtur Arrat e Gurrës. Si pasojë e situatës së rënduar që ka vijuar përgjatë gjithë ditës së sotme, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, ka sugjeruar përdorimin e akseve alternative si më poshtë: Për autoveturat: ✓ Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan ✓ Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë Për mjetet e tonazhit të rëndë: ✓ Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit “Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve...
Burimi:
kohajone.com