ARRSH publikon projektin e rrugës alternative për segmentin Librazhd-Prrenjas
Këtë të hënë Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, për herë të parë ka bërë publik projektin e ri ku do të kalojë segmenti alternativ i aksit Librazhd-Prenjas. Në një video e shpërndarë nga vetë ARRSH, bëhet e ditur se janë hartuar dhe miratuar masa për ndihmën e menjëhershme të situatës. Kjo përfshin ndërtimin e një segmenti alternativ 1.3 km përgjatë lumit Shkumbin, që do të vijojë përkrah hekurudhës, duke siguruar një kalim për automjetet dhe duke shmangur pjesët e rrezikshme të rrugës. Për të realizuar këtë, janë ndërmarrë disa veprime të rëndësishme si, devijimi i rrjedhës së lumit për të shmangur ndikimin mbi infrastrukturën e rrugës, rregullimi i urës së dëmtuar dhe lehtësimi i ngarkesës në trupin e rrugës që ka pësuar rrëshqitje. Sipas propozimeve paraprake,...
Burimi:
kohajone.com