ARRSH njoftim zyrtar: Qarkullimi në aksin Librazhd – Prrenjas do të vijojë i bllokuar! Ja dy rrugët alternative që mund të ndiqni
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket situatës së krijuar sot pas përkeqësimit të situatës te Arra e Gurrës në Librazhd. Njoftimi i plotë nga ARRSH: Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec. Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm. Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve. Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ndërkohë specialistët në terren po shohim mundësinë e lëvizjes vetëm për mjete e vogla dhe të emergjencave...
Burimi:
kohajone.com