Arrestohet në Tiranë turku që transportonte emigrantë kundrejt 3000 euro
Finalizohet faza e nëntë e operacionit të koduar “Relay” nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, duke goditur veprimtarinë kriminale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve. Shtetasi turk G. K., 26 vjeç, u kap në flagrancë në aksin rrugor Kashar–Thumanë, duke transportuar me automjet 3 emigrantë drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 3,000 euro për person. Automjeti dhe 3 celularë u sekuestruan si prova materiale. Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës për identifikimin dhe ndëshkimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi:
kohajone.com