Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge

Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge

Një 38-vjeçar i dënuar në Itali për trafik droge dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia shqiptare. Policia thotë se në pranga u vu shtetasi Alesjo Abdija, i cili pas procedurave pritet të ekstradohet në Itali. Në vitin 2024, Gjykata e Perugias në Itali, e ka dënuar 38-vjeçarin me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi:  Policia e Shtetit/Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, operacioni i koduar “Operacionalja 77”. I dënuar nga autoritetet në Itali, me 6 vjet e gjysmë burgim, si bashkëpunëtor për trafikimin e lëndëve narkotike, kapet me qëllim ekstradimin, 38-vjeçari. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me partnerët italianë, realizuar nëpërmjet...