Arrestohet në Muriqan 25- vjeçari nga Tirana, iu kap një sasi “malli” teksa dilte nga Shqipëria…

Arrestohet në Muriqan 25- vjeçari nga Tirana, iu kap një sasi “malli” teksa dilte nga Shqipëria…

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin:-G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.Në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtonte 25-vjeçari, i cili dyshohet se ishte në efektin e lëndëve narkotike.Gjatë kontrollit, 25-vjeçarit i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB...