Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari shqiptar në Itali, u kap teksa po i shiste kokainë një 46-vjeçari në një pikë karburanti

Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari shqiptar në Itali, u kap teksa po i shiste kokainë një 46-vjeçari në një pikë karburanti

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin Terni të Italisë, pasi akuzohet për trafikim drogë. Oficerët e vunë re të riun gjatë një patrullimi, ndërsa ai po takonte një person tjetër në një pikë karburanti. Pas shkëmbimit të dyshuar, klienti u largua menjëherë. Pak minuta më vonë, një tjetër person mbërriti me makinë, duke shkaktuar një bastisje nga karabinierët. Burri 46-vjeçar, i cili mbërriti me automjet, u arrestua fillimisht pasi iu gjet gjysmë grami kokainë e sapo blerë. Sipas medias italiane, tregtari i dyshuar u ndoq deri në shtëpinë e tij, ku u ndalua dhe u kontrollua. Ai mbante tre doza kokaine, ndërsa një kontroll i mëvonshëm në banesë zbuloi 32 doza të tjera, me një peshë totale rreth 20 gramë, të fshehura pas një...