Arrestohet ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Arrestohet ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ishte i shpallur në kërkim është vetëdorëzuar dhe më sipas procedurave është arrestuar nga policia. Sipas mediave maqedonase, Grubi u paraqit në orët e para të mëngjesit vullnetarisht pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën dhe ndaj tij menjëherë u ndërmorën masat ligjore. Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të Maqedonisë së Veriut rreth orës 06:10 dhe u ndalua menjëherë nga autoritetet. Ai është dërguar pranë autoriteteve për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi fazën aktuale të procedimit penal. Grubi është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për shpërdorim të detyrës, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin...